Fansat e zhgënjyer të mbretëreshës së popit kanë ikur nga koncerti para se të mbaronte. Kanë qenë të shokuar me zërimin e keq dhe mosinterpretimin e hiteve të saj më të njohura.

Qindra fansa të Madonnëss (53) kanë ikur nga koncerti i saj në Hyde Parkun londinez para fundit, duke komentuar që ishte koncerti i saj më i keq ndonjëherë.

Mbretëreshës së popit nuk i ka ndihmuar as striptizi të cilin e ka bërë në skenë duke kënduar ‘Like A Virgin’ para një turme prej 50.000 shikuesve.

Fansat kanë lënë koncertin të zhgënjyer me zërimin e keq, motin dhe mungesën e interpretimit të disa hiteve të saj më të mëdha.

Një nga kritikët madje pohon se si këngëtarja përshëndeti publikun me fjalët: “Ju dua, Poloni”.

Menaxherët e saj kanë pranuar që nuk kanë arritur të shesin të gjitha biletat për koncert edhe pse kjo ishte perfomanca e saj e parë pas katër vitesh në Londër.

Pas koncertit shumë fansa në Twitter janë ankuar për perfomancen e saj.

“Koncerti më i keq në të cilin kam qenë deri tash”, ka shkruar adhuruesja e zhgënjyer, por ka pasur edhe prej tyre të cilët kanë lëvduar koncertin e saj.

I dashuri i saj Brahim Zaibat, i cili e ka shoqëruar në skenë si valltar përcjellës, e ka ndihmuar të rregullojë korsenë.

“Pëlqej të jetoj rrezikshëm”, – i ka thënë publikut, i cili ka pasur rastin të shohë në skenë edhe djalin e saj Rocco (11) i cili i është bashkangjitur si valltar.

Në mes yjeve të cilat kanë qenë në koncert ishin edhe Kylie Minogue, George Michael, Kate Moss, Naomi Campbell dhe basisti i grupit U2, Adam Clayton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here