Në pak ditë trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha do të festojë ditëlindjen e saj, por mesa duket dhuratat kanë nisur ti vijnë që tani.

Mbrëmjen që lamë pas ajo publikoi në Instagram disa tufa me lule mjaft të bukura që ajo kishte marrë.

Në këto foto të cilat kanë marrë mjaft komente ka spikatur edhe komenti i moderatoren Luana Vjollca, e cila ka shkruar se ndihej xheloze për këto lule të Lorit, ndonëse kujtojmë që në një periudhë Luana merrte pafund buqeta me lule të cilat i publikonte në rrjete sociale.

Në fakt, këtë sezon televiziv moderatores i është besuar një emision në orarin më të mirë të mbrëmjes ditën e shtunë, program i cili do të “sfidoi” hapur komedianin Ermal Mamaqi dhe formatin e tij në Tv Klan “Xing me Ermalin”.

Mbetet për tu parë se cili nga të dy do të triumfojë në fund./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here