Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, tashmë i ka varur këpucët në gozhdë dhe i është përkushtuar familjes së tij dhe aktiviteteve të tjera private.

Ndërkohë që në këto moment është duke shijuar pushimet me bashkëshorten e tij Monica Ercoli dhe djalin e tyre Bojken.

Një gjë e tillë është bërë e njohur pas disa imazheve që vetë CCana ka publikuar në profilin e tij personal në rrjetet sociale. Në këto fotografi shfaqen Cana, Monica dhe djali duke shijuar detin dhe rrezet e diellit, shkruan Syri.net.

Sikurse është mësuar, ata kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në një ishull të njohur, Iles de Lerins.

Ish-futbollisti legjendar i kuqezinjve ka publikuar gjithashtu edhe një video, ku shfaqet duke bërë një zhytje me kokë në det pas një hedhjeje spektakolare nga jahti i tij luksoz.

Interesant është fakti se jahti i Canës mbart në bord dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe flamurin francez.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here