VIP Shqiptar

Lorik Cana shfaqet në Tiranë me një modele franceze

Lorik Cana është ndarë nga Miss-i Arnita Beqiraj, për t’u hedhur në krahët e një modeleje, këtë herë jo me origjinë shqiptare.

Ky është thashethemi që po qarkullon së fundmi nëpër Tiranë. Siç flitet, Loriku është parë të frekuentojë jetën e natës në Tiranë nën shoqërinë e një
modeleje franceze, të cilën e ka prezantuar si të dashur.

Ndërkohë që, nga ana tjetër Arnita, e ftuar në një emision televiziv, nuk pranoi por as mohoi një lidhje të përfolur me kapitenin e kombëtares, Lorik Canën.

“Të gjithë ata që janë kuriozë duhet të presin edhe pak për të mësuar të vërtetën”, – u shpreh ajo. Se cila është e vërteta për këto histori, por edhe për shumë të tjera të lakuara më parë në faqet rozë të fundjavës, vetëm Lorik Cana mund të na e tregojë.
/BalkanWeb/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.