Së fundmi këngëtarë të shumtë duket se po tërhiqen nga temat patriotike, ndoshta të ndikuar nga “100 – vjetori i Pavarësisë”, dhe këngët që i këndojnë dashurisë për atdheun po publikohen njëra pas tjetrës.

Këto ditë është xhiruar një tjetër videoklip që i këndon Kosovës. Këngëtari dhe aktori Kushtrim Hoxha këngën e tij të fundit ka menduar t’ia kushtojë të gjithë atyre që luftuan për Kosovën.

Videoklipi i kësaj kënge do të ketë si protagonist futbollistin bukurosh Lorik Cana. Djali simpatik përveçse luan me Lacion, shpesh bëhet pjesë e shtypit rozë kryesisht si protagonist thashethemesh që flasin për lidhjet e tij të shumta. Por këtë herë shfaqet vetëm si Loriku patriot. Gazeta Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here