Lorik Cana, në një intervistë ekskluzive për “Pasdite në Top Channel”, ka treguar për fëmijërinë në Zvicër, marrëdhënien me familjen, karrierën dhe ka zbuluar dashurinë e jetës së tij.

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit është shprehur se prej një viti është i lidhur me një vajzë italiane nga Roma: “Me Monikën njihemi prej një viti. Është studente në arkitekturë. E dashuroj shumë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin.

Kurrë nuk dihet e ardhmja e një lidhjeje, por shpresojmë të shkojë gjithçka mirë. Është vajzë spontane në jetë dhe mundohet të përshtatet me rutinën time prej futbollisti. I di nevojat e mia dhe më mbështet.”

Në lidhje me kuriozitetin dhe ndërhyrjen e mediave rozë në jetën e tij private, Cana theksoi se mediat shqiptare janë ato që “fusin më shumë hundët”: “Cdo transferim i imi ka pasur ndërhyrje mediash në jetën private, por në Shqipëri kurioziteti është më i madh për mua siç është normale të ndodhë./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here