VIP Shqiptar

Lorik Cana deklaron se ka të dashur në Itali, por në Kosovë shoqërohet me Dardanën Share

Futbollisti i njohur Lorik Cana gjithmonë është në ‘’shënjestër’’ të femrave të bukura, edhe përkundër faktit se kohë më parë ka deklaruar që mediat janë ato që e lidhin me femra të cilat ndoshta nuk i njeh.

Lista e femrave që kanë qenë në krahët e futbollistit të njohur është e gjatë; modele, këngëtare e bukuroshe të panjohura, vajza seksi dhe me shumë elegancë janë ato të cilat joshin futbollistin e famshëm.

Lajmi se ai po përjeton një lidhje dashurie në Itali, si duket po shfaqet vetëm si reklamë për të tërhequr vëmendjen e mediave rozë, të cilat shpesh nxjerrin lajme mbi jetën private të Canës. Pasi ka mbyllur sezonin e trajnimit, Loriku ka udhëtuar drejt Kosovës për të kaluar disa ditë pushimi tek familja dhe shoqëria e tij.

Se sa histori dashurie ka pasur ai, në një intervistë dhënë më herët ka deklaruar: ‘’Histori nuk kam pasur shumë në jetën time, mund t’i numëroj dhe me gishtat e dorës. Edhe më pak. Tri apo katër histori’’, ndërsa i pyetur se a i pëlqejnë femrat, Cana është përgjigjur: ‘’Patjetër, dhe falë Zotit! Por i jap përparësi punës, marrëdhënieve me familjen.

Derisa në momentin kur nuk e ke gjetur personin e duhur për jetën tënde, duhet ta kerkosh’’, ka thënë Loriku, i cili si duket është ende në kërkim të së dashurës. Këto ditë ai është parë të argëtohet në disa pube të ndryshme të Prishtinës në shoqëri me femra shumë të bukura, ndërsa në adresën tonë ka ardhur lajmi se Loriku ka filluar një lidhje dashurie me Dardana Buxhovin, vajzën e muzikantit Vllaznim Buxhovi.

‘’Lorik Cana dhe Dardana Buxhovi janë në lidhje bashkë, kjo është vajza e muzikantit Vllaznim Buxhovi i cili është udhëheqës i orkestrës të këngëtarit Shkëlzen Jetishit dhe kanë lidhje të ngushta familjare’’, tregon për gazetën tonë një burim që dëshiron të ngelet anonim. Por a ka lidhje dashurie Loriku? ‘’Këto kohë po. Jam me një vajzë këtu në Itali. Jo prej shumë kohësh, por ndihem mirë.

Më ofron gjërat që kam nevojë dhe gjithashtu unë mund ta ndihmoj atë në gjërat që ka nevojë. Ka pak muaj, por ndihem mirë’’, kishte deklaruar ai në një intervistë dhënë më herët. Po çfarë tregon bashkëbiseduesja jonë për lidhjen e Canës me Dardanën. ‘’Atë lidhje në Itali me siguri e ka për reklamë, ama me këtë vajzën në Kosovë familja e Lorikut gjithmonë ka pasur deshirë t’i bashkojnë pasi ata mendojnë se është personi i duhur që Loriku të ketë një lidhje serioze.

Por, meqë Loriku ka qenë i angazhuar, nuk kanë pasur mundësi të takohen shumë, këtë herë që erdhi duket filloi lidhja ose janë në bisedime”. Se kush mund të jetë femra që ka në krah futbollisti Cana pas gjithë atyre lidhjeve dhe ndarjeve që ka përjetuar, ende nuk mund ta dimë me siguri, ndoshta në momentin kur Cana do të vendosë t’i japë fund beqarisë, mund të na e thotë të vërtetën./panorama/

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.