Lori dhe Krenari vijnë me baladën “Datë e veçantë” Krenar Krasniqi ka lansuar projektin e ri me videoklip.

Këngëtari nga Prishtina po vazhdon me hapa të mëdhenj dhe të sigurt drejt majave të muzikës shqiptare.

Pas disa projekteve të lansuara më parë që gjetën përkrahje dhe dashuri të madhe nga dëgjuesit, Krenari ka ardhur edhe me një baladë të re, shkruan Telegrafi.

Kënga e re e publikuar nga Krenari është një duet me këngëtaren Loreta Kaçka e njohur si Lori, të cilës ia kanë punuar edhe klipin dhe titullohet “Datë e Veçantë”.

Teksti i këngës është Fatmir Muja, orkestrimi është bërë nga Nexhat Mujovi Wirusi, ndërsa klipi është punuar nga MaxProduction.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here