Pas afro dy dekadash pa vëmendje, janë vitet fundit ato që kanë kthyer futbollin shqiptar në lajm të rëndësishëm.

Është kthyer lavdia tek futbollistët shqiptar të cilët e humbën atë për një kohe falë kampionateve rrëmujë që zhvillohen, e krahas kësaj humbën edhe vëmendjen e femrave të cilat tashmë filluan të preferonin yjet e njohur botërorë të kësaj loje.

Por asaj kohe të trishtueshme duket se i ka ardhur fundi, pasi brezi i ri i lojtarëve e ka zgjatur lojën e bukur përtej stadiumit dhe drejt e në zemrat e qindra, mijëra femrave shqiptare (e të huaja) në mbarë botën.
Janë disa prej tyre, të cilëve kohët e fundit talenti sportiv ju është vënë re jo vetëm në fushë, por dhe faqet e shtypit për lojëra dashurie.
Sipas “Albaniac”, këta janë futbollistët më të pashëm shqiptar:

Lorik Cana
Që prej suksesit të tij në Francë, vizitat e vazhdueshme të futbollistit në vendlindje shoqëroheshin me lajme për lidhje me emra të ndryshëm të estradës si Adelina Tahiri, Zana Krasniqi etj., të cilat Loriku dhe vetë vajzat i kanë mohuar. Megjithatë,në sondazhet e bëra në Shqipëri dhe Kosovë ai rezulton jo vetëm si sportisti,por dhe si mashkulli më ideal për femrat shqiptare.

Granit Xhaka
Me vetullat dhe flokët e përkryer, Granitin kanë filluar ta quajnë si Christiano Ronaldon shqiptar e zvicerian.Nëse në fushë Shaqiri është më i miri, me femrat më i suksesshmi po bëhet Xhaka, të cilit po ia mbushin forumet me zemra e me komplimente.

Blerim Xhemaili
Në Shqipëri sapo kanë filluar ta njohin, jo vetëm sepse luan mirë, por sepse i ka fituar dhe zemrën Miss Italisë, me të cilën është fotografuar gjatë pushimeve verore këtë vit.

Armend Trnava
Pasi theu zemrat në Shqipëri e Evropë, tashmë në Amerikë, jo vetëm si futbollist, Armendi po tenton të ketë sukses edhe në botën e modës e kinematografisë.

Jurgen Gjasula
Jurgeni kohët e fundit duket sikur ka rënë në heshtje, por një apo dy vite më parë, fotografitë e tij nëpër Facebook e gazeta tërhoqen vëmendjen e femrave, falë faktit që futbollisti i njohur duket se ka alergji nga rrobat. I përfolur për lidhje me një apo dy fytyra të televizionit, ai u largua për në Evropë, ku vazhdon të luaj.

Xherdan Shaqiri
Në Zvicër ku Xherdani luan, ai mbahet jo vetëm si lojtari më i mirë i futbollit zvicerian, por dhe si mashkulli më tërheqës në vend, sipas një sondazhi femëror të zhvilluar nga “20 Minuten”. 17% e femrave në anketë pohuan se donin të shkonin në shtrat me Xherdanin.

Hamdi Salihi
Hamdiu, duke u shoqëruar me Lorik Canën, duket se ra në sy të gocave.Tani ai luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here