Një person është arrestuar pasi besohet se ka sulmuar aktoren Lindsay Lohan në dhomën e saj të hotelit.

26 vjeçarja ftoi Christian LaBellan në suitën e saj në një hotel në New York pasi ishte në një klub nate deri në orët e vona. Por, kur ajo pa foto të saj në telefonin e tij, 25 vjeçari është nxehur tej mase dhe pas fjalëve filloi ta godiste duke e hedhur në dysheme Lohan.

Ajo e aktivizoi alarmin e zjarrit dhe policia erdhi në vendin e ngjarjes me ç’rast e arrestoi LaBellan.

“Lindsay u sulmua herët në mëngjes në një hotel në New York. Pasi u ka shpëtuar lëndimeve, ajo nuk u hospitalizua”, ka thënë një zëdhënës i policisë njujorkeze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here