Edhe pse shumëkush ka shpresuar se ajo më në fund është pastruar prej drogës, u qetësua dhe iu kthye karrierës së saj të aktrimit, Lindsay Lohan nuk pushon së mbushuri ballinat e revistave anembanë botës me incidente.

Siç raporton portali “Perez Hilton”, Lindsay ditë më parë është argëtuar deri në orën katër të mëngjesit me, gjithashtu problematike, nënën Dina dhe para kthimit nga dalja, nëna dhe vajza filluan të fjaloseshin ashpër.

Me sa duket shoferi i taksisë dhe nëna e aktores e kanë “mbyllur” Lindsayn në shtëpi dhe pastaj pasoi edhe përleshja fizike, ndërsa në apartament arriti edhe policia. Lindsayn e kanë gjetur me byzylyk të damkosur dhe me një plagë në këmbë, por as e ëma dhe as bija ende nuk janë dërguar në stacionin policor.

Por, problemet nuk kanë të sosur për yllin e filmit “Liz & Dick”. Aktorja 26-vjeçare javën e kaluar gjatë mbrëmjes në një klub nate në New York ka takuar Christian LaBellan, të cilin e ka ftuar më pas në dhomën e saj te hotelit.

Sapo kane shkuar në dhomë, janë fjalosur pasi aktorja ka zbuluar se ai kishte marrë foto të sajat në telefonin e tij. Kur ajo ka tentuar t’ia merrte telefonin, Christiani e ka kapur për fyti dhe është munduar ta ngufaste. Burime nga policia thonë se Lindsay ka shtypur alarmin kundër zjarrit dhe ka mundur të dilte nga dhoma. Policia ka mbërritur shpejt dhe ka arrestuar të dyshuarin. Gjithsesi pas një hetimi më të detajuar Christian LaBella është lënë i lirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here