linlohanLindsay Lohan është hapur në një intervistë për programin e Oprah Winfrey duke pranuar varësinë e saj ndaj alkoolit e medikamenteve dhe gjithashtu ka pranuar se ka konsumuar edhe kokainë.

Aktorja e cila ka disa ditë që ka dalë nga rehabilitimi, theksoi nuk do e sabotojë më karrierën e saj.

“Varësia ime ndaj alkoolit ishte ajo që i hapi dyert substancave të tjera. Provova 10-15 herë kokainën, por nuk jam e varur. Tashmë kam vendosur që të dëgjoj këshillat e të tjerëve dhe marr vetëm vitamina”, tha Lohan, e cila në intervista të mëparshme kishte thënë se e kishte provuar kokainën vetëm 4-5 herë.

Më pas, Lohan tha se nuk fajëson prindërit e saj, të cilët kanë pasur problemet e veta me drejtësinë dhe drogën, për veprimet e gabuara që ka bërë në jetë: “I dua shumë. Ata nuk kanë bërë asgjë me qëllim për të më dëmtuar. Në fund të fundit ata janë prindërit e mi dhe i pranoj siç janë.”

Pas këtyre “perlave”, Lohan dhe Winfrey kaluan në Twitter me falenderime dhe filozofi pa vlerë, që duket se kënaqën fansat e aktores së famshme vetëm për problemet në jetën personale dhe aspak për interpretimet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here