VIP Shqiptar

Linda vetëquhet “Lady L”

Linda Halimi, e cila kohën e fundit ka treguar tendenca t’i hyjë një rryme muzikore komerciale, me klipe nudo e fotografi të saj gjysmë lakuriqe, megjithatë pëlqen që të identifikohet me titullin fisnik “Lejdi”.

Kështu, ajo ka pagëzuar vehten si “Lady L”, ndoshta e inspiruar nga e ndjera princesha Diana, që njihej si ”Lady D”.

Ndonëse pak ditë më parë ajo ka publikuar një set me fotografi shumë provokuese, Lindën do e shohim sërish elegante më 26 tetor, pasi është ftuar nga Ambasada e Austrisë që të interpretojë himnin austriak në një mbrëmje gala, organizuar enkas për ditën kombëtare austriake, e njohur si “Dita e Austrisë” .

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.