VIP Shqiptar

Linda Halimi, e mrekullueshme në ceremoninë zyrtare të hapjes së Eurovizionit

Linda Halimi, e mrekullueshme në ceremoninë zyrtare të hapjes së EurovizionitCeremonia zyrtare e hapjës së edicionit të 62’të të festivalit të këngës evropiane “Eurovision Song Contest” është mbajtur në Pallatin Mariyinsky në Kiev.

Eventi filloi në orën 16:00 ku 42 shtete kaluan në tapetin e kuq të gjatë prej 265 metrash. Në këtë ceremoni të hapjës zyrtare, e para që ka parakaluar në tapetin e kuq ishte përfaqesuesja shqiptare Lindita Halimi.

Me veshjen e saj të mrekullueshme ajo i la gojë hapur të gjithë pjesëmarrësit. Fustani mahnitës ishte dizenjuar nga stilisti shqipatar Joni Peçi.

Në një intervistë këngëtarja u shpreh: “E lashë atë të marrë përgjegjësinë për veshjen time- më tha të vishja këtë dhe i thashë sigurisht, çfarë të thuash ti!”

Shqipëria do të prezantohet në Eurovision në natën e parë më 9 maj, ku Lindita do të këndojë e 4’ta në radhë këngën “World”.

linda

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.