Kanë mbetur edhe disa javë që këngëtarja e njohur Linda Halimi pasi të performoj himnin e shtetit të Austrisë atje, menjëherë do të niset për në SHBA.

Ajo në Amerikë do të qëndroj një periudhë të gjatë, ku do të nisë realizimin e disa projekteve të reja muzikore.

Por përveç projekteve Linda do të jetë mysafire edhe në shtëpinë e të fejuarit të saj. “Momentalisht jam e përkushtuar për performancën time në Austri dhe uroj që çdo gjë të shkoj mirë. Menjëherë pas saj, do të nisem për në SHBA, ku do të qëndroj një kohë të gjatë. Atje do të përgatisë disa projeke të reja muzikore”, ka thënë ajo për “Zëri”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here