Letra prekëse e vogëlushes drejtuar nënës së saj, do t’iu bëj me lot...

“E dashur nënë, që nga dita kur më solle në këtë botë kujdeseshe shumë për mua. Kujdesesh edhe sot, ndoshta edhe më shumë se atëherë me që gjithmonë e ke një frikë në vete.Ndonjëherë kur nuk e kuptoja frikën tënde, të pyesja pse, por më thoje je ende e vogël.

Ndërkaq sot më thua “je femër” .

Nënë, pse gjithë kjo frikë për mua ?
Pse nuk më lë ndonjëherë vet në shtëpi pa frikë, që të dalësh të tregtosh, të shkosh në palestër, te parukierja apo diku që ti të kënaqesh ?
Unë tashmë jam rritur, dhe po të premtoj se nuk do të zhgënjej.
E vërej që edhe paratë i kursen për mua… madje shpesh e lë edhe veten tënde keq vetëm për t’mi plotësuar dëshirat.
Nënë, mos beso se të gjithë fëmijët janë të njëjtë dhe të paaftë për të bërë një jetë të mirë edhe kur mbesin pak kohë vet. Mos mendo se unë tashmë nuk di të kujdesem për veten me që edhe unë tashmë kam bërë ca vite, edhe pse gjithmonë për ty do të mbetem e vogël.
Nënë, beso në mua, në gjumin tim, në oreksin tim, në qëndrimin tim vetëm, dhe fillo edhe ti të kënaqesh, sepse je nëna më e mirë në botë, e meriton.” Ishin këto fjalët emocionuese që një vogëlushe 11 vjeçare ia kishte kushtuar nënës së saj.

Nëna është vërtetë qenia më e dashur dhe hyjnore në jetën e çdo fëmiu.
Andaj, mundohu të mos e merakosësh atë, sepse edhe ajo e meriton më të mirën e mundshme./Tashetheme/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here