DiCaprio ka vënë në shitje villën për 10.95 milionë dollarë.

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka vendosur që ta nxjerrë në shitje vilën super luksoze në Malibu.

Ai e ka blerë vilën në vitin 1998, për 1.6 milionë dollarë, ndërsa tani do ta shes për 10.95 milionë dollarë, shtatë herë më shtrenjtë nga çmimi fillestar i blerjes.

Villa ka një oborr spanjoll në katin e parë dhe një tarracë lart, që të ofron pamjen më të mirë të plazhit të miliarderëve.

Shtëpia e bardhë e aktorit ka tre-dhoma gjumi, me dy banjo, ndërsa thuhet që është shfrytëzuar për të jetuar më së shumti nga mamaja e tij Ermeline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here