Leonora JakupiPas publikimit në “Panorama plus” për lajmin që kënga dhe hiti më i ri i Leonora Jakupit është i huazuar nga gjuha bullgare, shkaktoi reagime nga këngëtarja nëpër media vetëm e vetëm të mbrojë veten duke treguar që ajo nuk kishte bërë plagjiat këngën.

Herën e kaluar ne publikuam faktin që kënga është e kompozitorit maqedonas Ocko i cili ka të drejtat e plota të këngës dhe ua ka shitur të dyja këngëtareve, por në një hapësirë kohe

prej disa muajsh distancë. Mbasi Alisia publikon këngën “Shte ti dam” në versionin audio  në Bullgari, Leonora blen më pas të drejtën e të njëjtës këngë dhe e përshtat në gjuhën shqipe duke mos ditur që e njëjta është edhe në shtetin fqinj. Por ky nuk është rasti i parë. Leonora, më herët vetë ka theksuar që ka blerë të drejtat e këngës “Ti për mua nuk ekziston” nga një kompozitor maqedonas i cili ka gjasa të jetë pikërisht Ocko, kompozim i të cilit shumë më herët është kënduar edhe në gjuhën maqedonase  kurse pastaj është përshtatur në shqip  por shumë më vonë del se origjinali i këngës është në gjuhën serbe dhe këndohet nga këngëtari Danijel Djokiq, këngë me titull “Ne mogu od nje”.  Këto fakte përgënjeshtrojnë fjalët e këngëtares e cila gjithmonë shprehet që në karrierën e saj asnjëherë nuk ka pasur huazime në këngët e saja, edhe pse nuk bindet që të njëjtat huazime mund të kenë ndodhur pa vetëdijen e saj.

Regjisori i klipit “Shte ti dam”, Dejan Milicevic i kontaktuar nga ne, tregon që Alisia ka paguar kompozimin 10 herë më shtrejtë se sa ka paguar këngëtarja Jakupi dhe se nuk i din saktë datën e publikimit të këngës, por tregon që versioni audio në Bullgari është publikuar shumë më herët, kurse ne e lusim që Leonora Jakupi të vijë dhe të paguajë një këngë të re sa paguajnë këngëtaret bullgare dhe atëherë mund ta quajë atë si pronë të vetën dhe përkundër  asaj, këtë kompozim ajo nuk mund të quaj pronë të veten”, përfundon regjisori. Ne kontaktuam menaxheren e Alisias, Kremena e cila tregoi se Alisia është shumë e zënë me punë dhe me koncerte, por na premtoi se do mund të na japë së shpejti një intervistë në të cilën do të mund të sqaronte gjërat.

Ndër të tjerat ajo nuk fsheh faktin që Alisia ka kopjuar disa këngë nga gjuha shqipe por rasti I fundit është ndryshe. “Ne kemi bashkëpunuar në shumë raste me kompozitorin maqedonas Ocko, dhe kemi blerë kompozime shumë të shtrenjta, i fundit kaloi shifrat më shumë se 10.000 euro. Nuk duam të kemi probleme me askënd sepse deri më tani nuk kemi pasur, edhe sikur të na kërkojnë të sqarohemi në lidhje me kompozimet e mëhershme  të cilat i kemi marrë pa të drejtë, ne jemi të gatshëm t’i dëmshpërblejmë, por nuk jemi 100% fajtorë, pasi neve na ka pëlqyer muzika dhe kemi konkatuar vetëm kompozitorët e tyre, duke mos ditur që një pjesë e autorësisë i takon edhe këngëtarit. Fundja, kështu është bërë plagjiatura nëpër shumë vende ballkanike, nuk dihet ku gjendet origjinali i një hiti, që nga Kroacia e deri në Turqi mund të gjendet një këngë në shumë gjuhë”, përfundon komentin e saj Kremena e cila u mundua  të sqarojë gjërat për opinonin shqiptar.

Panorama Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here