Lady Gaga ka treguar se është fejuar me të dashurin e saj prej gati dy vjetësh.

Këngëtarja po kalon ditë vërtetë të mira.

Përveç suksesit që po e gëzon me filmim e saj të parë ‘A Star is Born’, Lady Gagai ka punët shumë mirë edhe në jetën private.

Dje ka dalë lajmi se këngëtarja ka konfirmuar fejesën e saj me agjentin e talenteve, Christian Carino, përcjell Gazeta Express.

Ajo e ka pranuar vetë se është e fejuar, në një event të organizuar nga ELLE ku ka dhënë edhe një fjalim prekës, ndërsa ka pasur në gisht edhe unazën super të shtrenjtë të fejesës.

Unaza me safir rozë dhe me diamante 3-4 karat kushton 400 mijë dollarë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here