Këngëtari Labinot Tahiri, i shndërruar tashmë në deputet, ka treguar gjithnjë në intervista se është shumë i lidhur me familjen e tij.

Prindërit për këngëtarin Tahiri kanë qenë gjithmonë një mbështetje e madhe, dhe si të tillë, Labi ndjehet shumë falënderues ndaj tyre.

Së fundmi, ai ka vendosur të publikojë një fotografi bashkë me ta në InstaStory, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan fjalë të sinqerta zemre për më të dashurit e tij.

Shumë e njeriu është mirënjohës në këtë jetë! E di vetëm një gjë, se ju të dy më rritët pa asnjë interes, përveç se më mësuat si të dua të tjerët dhe si të jem mirënjohës për ata që na e hapin derën”, shkruan Labi në fotografi.

Ndryshe, është bërë e ditur tashmë edhe se Labi do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit, në ulëset e deputetëve nga radhët e AKR-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here