Çerek shekulli pasi ka filluar karrierën muzikore, Kylie Minogue vlerësohet si mbretëreshë e stilit në muzikën pop.

Me fustanin plot shkëlqim, floket e rregulluara me shije dhe duke mbajtur mikrofonin në një mënyrë shumë tërheqëse, ajo ngjanë në një diva të vërtetë.

Minogue zgjodhi 25 vjetorin e debutimit të saj në muzikë për të publikuar albumin e ri, “The Abbey Road Sessions” që është një ripërpunim i këngëve më të mira në karrierën e saj. Për mbështjellës të albumit janë përzgjedhur imazhet që tregojnë se për këngëtaren 44 vjeçare, vitet duket të kenë ndaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here