Pasi u zëvendësua në orar me Top Talk, programi i ri që ka nisur pas lajmeve të drekës, u aludua se programi Pop Culture, me Kelvi Kadillin dhe Dojna Memën nuk do të transmetohej sezonin e ri, madje për moderatorin u përfol edhe që do të largohej nga ekrani i Top Channel.

Në fakt, e vërteta nuk është aspak kështu dhe këtë e ka zbuluar sot vetë Kelvi. Jo vetëm duke demaskuar portalet për lajmet e pavërteta që nxjerrin, por edhe duke publikuar promon e programit që do të rinisë në ekranin e Top Channel, Kelvi kërkon nga portalet që ta mësojnë të vërtetën përmes tij dhe jo përmes lajmeve të rreme që qarkullojnë.

Dojna Mema, pak ditë më parë, deklaroi për mediat se Pop Culture nuk do të mbyllej si program, por do të vinte në sezonin e ri me disa ndryshime, duke përfshirë edhe orarin.

Kështu, Pop Culture do të vijë në ekranin e Top Channel çdo të shtunë, në orën 15.40. Në promon e programit, veç Dojnës dhe Kelvit, shihen edhe dy gazetarë të tjerë, Xhesi Muçaj dhe Andi Vrapi. Nga sa kuptohet, edhe me imazhet e reja, Pop Culture do të ketë një version të ri që do ta mbajë publikun pas vetes të shtunave pasdite.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here