Vende që tingëllojnë të çuditshme, por që garantojnë sukses.

Shumica prej nesh mendon se ajo çfarë na duhet është thjesht shumë parfum, por jo. Ajo çfarë duhet të dini janë vendet ku duhet ta aplikoni parfumin tuaj që era të mbetet më shumë.

1- Në flokë

Ose zgjidhni ta spërkasni parfumin mbi flokë ose më idealja aplikojeni në furçën e flokëve kështu përhapja do të jetë më e barabartë.

2- Prapa veshëve

Zonat pas veshit janë cilësuar gjithmonë si më të mirat sepse aty venat janë shumë afër me lëkurën ndaj e përmbajnë më mirë aromën. Aplikimi i parfumit pas veshit ju jep rezultatin e duhur në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Nëse vendosni bizhuteri spërkatjen bëjeni pas qafe për të mos dëmtuar vathët apo varësen.

3- Në fund të kurrizit, afër fundshpinës

Kjo mund të duket e çuditshme por ekspertët e aromave këmbëngulin se kjo pjesë e trupit bën balancimin perfekt mes pasjes së një arome sa më gjatë dhe për të ‘çmendur’ ata që janë rreth e rrotull jush. Lëvizjet tuaja natyrale do të bëjnë që përhapja e parfumit përmes ajrit të jetë efikase dhe parfumi juaj reziston më gjatë.

4- Brenda bërrylave

Një tjetër pjesë ideale për hedhjen e parfumin është pjesa brenda bërrylave. Mos harroni që krahët duhet të jenë të thatë përpara se të spërkasni parfumin (Kjo vlen edhe për pjesët e tjera të trupit).

5- Prapa gjunjëve

Ju duhet të aplikoni parfumin edhe në gjysmën e poshtme të trupit tuaj ndaj pjesa pas gjunjëve është ideale për ketë.

6- Në kërthizë

Kjo është një hile që e kemi mësuar nga Liv Tyler dhe që funksionon vërtetë. Hidheni fillimisht parfumin në gishta dhe më pas aplikojeni në kërthizën tuaj. /Thashetheme/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here