DodonaMbrëmë në teatrin ‘Dodona’ në kryeqytet u dha premierë shfaqja ‘Ku…Çka’ e regjisores Elmaze Nura. Një satirë për gjendjen e artistëve në vend dhe për disa fenomene tjera prezente në shoqërinë tonë,shfaqja në fjalë ka mbërthyer publikun e cili e ka mirëpritur pozitivisht.

Shfaqja luhet nga aktorët, Mentor Zymeraj, Aurita Agushi, Albulena Kryeziu dhe Florentina Ademi.

“Kemi punuar në formën e një laboratori ku i trajtojmë problemet që duken gati të thjeshta dhe sipërfaqësore por, kur i mendon më tutje janë shumë të thella dhe vërtetë prekin çdo formë të shoqërisë. Kjo situatë nuk e prek vetëm komunitetin e artistëve por edhe të gjitha komunitetet tjera”, thotë regjisorja Nura.

Në sallë të pranishëm kanë qenë edhe emra të njohur të artit të cilët e vlerësuan me nota pozitive shfaqjen ‘Ku…Çka’.
Regjisori Ekrem Kryeziu, vlerëson shumë punën e regjisores Nura dhe e aktorëve dhe mbi të gjitha mënyrën se si është pasqyruar gjendja aktorëve dhe mesazhi që përçohet nëpërmjet shfaqjes.

“Është një shfaqje shumë e mirë. Këta aktorë të shkretë siç unë i quaj presin një mundësi që dikush të ju ndihmojë. Kjo ishte një satirë për realitetin në vend sepse njerëzit që merren me artin këtu, e kanë më të madhe ëndrrën se realitetin”, shprehet Kryeziu.

Regjisorja Nura shprehet më tej se, ata artistë të cilët vërtetë janë të mirëfilltë duhen të zgjohen nga gjumi dhe t’i sfidojnë padrejtësitë që bëhen ndaj tyre.

Repriza e shfaqjes ‘Ku…Çka’ do të jepet sonte në teatrin ‘Dodona’ duke filluar nga ora 20.00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here