Kosova është ftuar për të marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtarë të Teatrove dhe muzikës në Bogota të Kolumbisë.

Kësaj radhe ky festival mban temën me emrin “Festa e mija fytyrave”, me ç`rast i tërë qyteti Bogota është përgatitur si një skenë festivali ku shfaqjet dhe koncertet mund të ndiqen jo vetëm në sallat teatrale dhe ato të muzikës, por edhe nëpër rrugë dhe parqe të tërë qytetit.

Nga Prishtina është informuar se një grup artistësh është zgjedhur për të marrë pjesë në këtë festival, që do të prezantohen me valle dhe muzikë. Trupa teatrore dhe muzikore e Kosovës është ftuar në cilësinë e reprezentuesit të shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here