Agjencia e modës “Gecjan Group” dhe “RTV 21” në bashkëpunim dhe me mbështetjen e fuqishme të kompanisë “Ed Hardy” Balkan states, njofton se tashmë kanë filluar përgatitjet për projektin e radhës “Kosova Fashion Week 2010”.

Evenimenti më i rëndësishëm i vitit në fushën e modes në Kosovë, sërish sjell shfaqjen ekskluzive me kreacione e modele unike. “Kosova Fashion Week 2010” ka për qëllim të pasqyrojë vlerat e shtëpive të modës, kreatorëve, shkollave të modës, butikëve ekskluzive (këpucë, bizhuteri, çanta etj), salloneve të bukurisë dhe kreatorëve për fëmijë,

Java e modës në Kosovë do të fillojë me 24 mars e do të vazhdojë për 5 ditë me radhe, deri më 28 mars, në “Sheshin 21” në Prishtinë.

Prurjet e sivjetme nga shtëpitë e modës, kreatorët, butikët më ekskluzive, sallonet e bukurisë dhe kreatorët për fëmijë do të jenë kryefjala e netëve të “KFË `10”. Pjesëmarrësit do t’i kenë pesë ditë në dispozicion për të prezantuar denjësisht kreativitetin dhe produktin e tyre. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here