VIP Shqiptar

Koreano-jugoret mbajnë vendin e parë për ndërhyrje plastike në botë?! Ja pse!

Korea-2-300x204Koreanojugorët kanë kryer më shumë ndërhyrje plastike se çdo komb tjetër. Një në çdo 77 banorë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale gjatë vitit 2011.

Të dhënat janë bërë publike nga Shoqëria Ndërkombëtare e Kirurgjisë Estetike Plastike, të cilat tregojnë se, në vitin 2011 rreth 15 milionë njerëz në të gjithë botën kanë kryer një ndërhyrje plastike, për të përmirësuar pamjen e tyre.

Ndërsa popullariteti i kirurgji kozmetike në Korenë e Jugut mund të vijë si një e papritur për shumë njerëz, në fakt vitet e fundit kjo industri po lulëzon në këtë vend.

Një prej operacioneve më të njohura kirurgjikale në Korenë e Jugut është edhe ndërhyrja e dyfishtë në qepallat e syve, operacion i cili redukton në të dyja anët lëkurën në qepalla, duke i bërë sytë e tyre të duken më shumë si “perëndimorë”

Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Korenë e Jugut, shumë prej pacientëve shkojnë tek kirurgu me fotografi personazh të njohura, duke kërkuar që ti bëjnë të duken si ata.

Të dhëna të tjera interesante të këtij studimi; Janë 20.00 klinika të kirurgjisë plastike të licencuara në të gjithë botën. Në Britaninë e Madhe, që zë vendin e dytë në tabelën e renditjes, ndërhyrja më popullore është zmadhimi i gjoksit.

Burimi: Panorama.com

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.