Rreth një vit më parë përkrah Eno Popit dhe Isli Islamit, u bashkua edhe Ori Nebijaj si moderatore në emisionin e mëngjesit, ‘Wake Up’.

Gjatë muajve të fundit në media është përfolur shumë se ky emision nuk do të jetë më i njëjtë për shkak të një largimi të mundshëm të Eno Popit. Deri më sot vetë moderatori nuk ka preferuar të flasë, megjithatë zërat qenkan të vërtetë. Ditën e  sotme Ori Nebijaj ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Thuaje me Pepsi”.

Përveç angazhimeve të saj si drejtuese emisioni, Ori foli edhe për largimin e Enos. “Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision”, – ka thënë ajo. Megjithatë më tej Ori ka shtuar se Eno nuk e ka marrë ende një vendim final, prandaj ata presin përgjigjen e tij. Ndërsa kur u pyet se si do të jetë “Wake Up” me mungesën e Enos, moderatorja u përgjigj: “Do të jetë pothuajse i njëjti format, do të ketë surpriza, risi, programi do të jetë i ndarë mes meje dhe Islit”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here