VIP Shqiptar

Kledi Kadiu nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar sot me Urdherin “Mjeshtër i Madh” balerinin Kledi Kadiu, një nga balerinët shqiptar më të njohur jashtë vendit.

Kadiu është dekoruar me motivacionin e balerinit të talentuar, të edukuar në shkollën shqiptare të artit, që me interpretimin e tij mjeshtëror është bërë një ndër artistët më në zë në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit.

Kledi Kadiu punon dhe jeton prej disa vitesh në Itali. Ai e filloi karrierën e tij në vitin ’91 në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në vitin 1993 bëhet balerin i parë. Në vitet e mëvonshme emigron në Itali dhe në vitet ’97-’98 kërcen me Shoqërinë e Teatrit Filarmonik të Veronës. Bie shpejt ne sy të ekspertëve e kritikëve të artit qe vlerësojnë talentin, forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik, ashtu edhe në atë modern. Në 1998 fillon te marre pjese ne programe te ndryshme televizive.

Përveçse një karriere të rëndësishme si në teatër, ashtu edhe në televizion, ai ka marrë pjesë e ka koreografuar shumë veprimtari të dëgjuara.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.