Klea Huta ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Për herë të parë ajo ka rrëfyer se si lindi historia e saj e dashurisë me Elgit Dodën, të dashurinë e saj prej dy vitesh tashmë.

Pasi rrëfeu se puthja e tyre e parë kishte qenë një episod si në filma, dy moderatoret e pyetën Klean nëse ajo bëhet xheloze në përditshmëri duke qenë se Elgiti me punën që ka i duhet të kalojë orë të tëra në studio me njerëz të ndryshë .
“Ta jap me 100 firma nëse do xhelozoja apo dyshoja për ndonjë gjë nuk do isha kurrë me Elgitin. Jam femra më me fat që kam atë mashkull në jetën time. “,- ka treguar ajo.
Po martesën a e kanë në plan të afërt?
“Kemi shumë dëshirë për dasmë por në një të ardhme as të afërt as të largët. Do edhe pak kohë, jo vitin tjetër.”

=

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here