Këngëtarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z janë cilësuar si çifti që fiton më së shumti në botën e shoubizit.
Ata kryesojnë listën e revistës Forbes që rreshton çiftet më të pasura ndërsa në vitin e fundit rezulton të kenë fituar shumën 49 milion paund.
Deri më tani vendin e parë në këtë klasifikim e mbante supermodelja braziliane Gisele Bundchen dhe bashkëshorti i saj Tom Brady që tanimë kanë përfunduar të dytët.
