Të gjithë e mbani mend këngën “Xhepi”, e kënduar nga Korab Jetishi e cila ishte bërë hit në atë kohë kur ishte publikuar.

Korabi arriti që për një kohë shumë të shkurtë të bëjë shumë fansa për vete, transmeton Gazeta Express.

Përveç përkushtimit të tij në karrierë, Korabi është edhe një baba dhe bashkëshort shumë i përkushtuar. Ai shumë shpesh publikon fotografi ku shihet së bashku me familjen e tij.

E së fundmi Korabi ka shprehur dashurinë që ka për bashkëshorten e tij Genën.

Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Genën në një restorant.

“Dashuria ime”, kishte lënë mbishkrim Korabi.

Korabi pas një kohe është kthyer sërish me projekte të reja. Ditë më parë ai kishte publikuar projektin e tij më të ri “Kujtimet e vjetra”, në bashkëpunim me babin e tij këngëtarin  e njohur Shkëlzen Jetishi.

Korabi gjithashtu ka publikuar edhe projektin e tij solo “Dashnia”./Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here