Kjo është motra të cilën e rrahu Sevdai RadogoshiHumoristi Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, është shoqëruar për disa orë javën e kaluar në Policinë e Gjakovës pas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mirë.

Floranta Radogoshi është motra e humoristit Sevdai Radogoshi – Qumili.Ky i fundit pak ditë më parë kishte sulmuar motrën e tij, për të cilën më pas tha se është e sëmurë psikike, transmeton Telegrafi.

“Vëllai i madh ka ardhur në mëngjes dhe jemi fjalosë për shtëpinë ndërsa pasdite ka ardhë Sevdaiu edhe me të kam pasur një konfrontim”, kishte thënë Floranda. Ajo ka shtuar se nga konfrontimi me Sevdaiun e ka të lënduar hundën.

Ndërkaq edhe vet aktori gjakovar ka sqaruar përmes mesazhi në Facebook tërë ngjarjen.

“Nuk është aspak e vërtet se kjo mosmarrëveshje ka ndodhur për shkak të hises së shtëpisë siç kanë shkruar portalet. Vëllezërit e tjerë jetojnë në Suedi dhe gëzojnë një jetë të mirë ekonomike. Fatmirësisht të gjithë kemi shtëpitë tona. Unë kam punuar dhe me mundin tim gëzoj pasurinë dhe tre shtëpitë e mia, nuk më nevojitet edhe një.

Prandaj ne vëllezërit kemi vendosur para dy viteve që Floranta të rrijë aty, meqë nuk kishte se ku të rrinte. Tani ajo bën presion që shtëpia të shitet dhe t’i blejmë asaj banesë. Ky ka qenë një konflikt që ajo e ka krijuar për vite me radhë duke na shoqëruar të gjithë vëllezërve me radhë në polici, arsyeja gjithmonë e njëjtë, rrahje. Trashëgimia nuk i mohohet askujt”, ka thënë Qumili. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here