Kim Kardashian ndihet shumë me fat që është bërë nënë për herë të tretë, me ardhjen në jetë të vogëlushes

Chicago në muajin janar. Në një intervistë për “Pretty Big Deal”, Kim zbuloi se është shumë e lumtur që e vogëlushja është kopje identike e saj.

“Ajo është si kukull. Sinqerisht, ajo është një miksim i imi me Saint. Ne të dy jemi të ndërthurur tek ajo”– tha bashkëshortja e Kanye West.

Mirëpo, Kim mendon se Chi, i ngjan për një arsye të veçantë që lidhet me Zotin. Sipas saj, Zoti ka dëgjuar shqetësimet e Kim nëse do të lidhej shpejt me vajzën, e cila erdhi në jetë përmes nënës surrogate.

“Unë mendoj se isha shumë nervoze për punën e surrogates dhe doja shumë të kishte një lidhje me bebin dhe Zoti ndoshta ka menduar ‘Do ta bëj atë kopjen tënde‘” – tha Kim Kardashian.

Kim Kardashian përveç Chicago-s është nënë e Saint, 2 vjeç si dhe North, 5 vjeç

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here