Kim Kardashian deklaroi se përdori ekstazinë gjatë videos porno, reagon Ray J

Kim ka bërë një deklaratë të papritur së fundi për videon e saj të seksit që e bëri të famshme.

Ylli televiziv ka thënë se ajo ka marrë ekstazinë dy herë, një herë kur është martuar me bashkëshortin e saj të parë në vitin 2000 dhe përsëri kur ka filmuar videon e famshme në vitin 2003.

Por, burimet pranë Ray J, personin me të cilin Kim ka filmuar videon e seksit insistojnë se ajo nuk e ka prekur kurrë ekstazinë gjatë filmimit, përcjell Gazeta Express.

Burimet për TMZ kanë thënë se Kim nuk ka marrë drogë e madje as alkool. Megjithatë, ata thënë se Kim ka tymosur një lloj bari gjatë kohës së xhirimit, madje nga në llullë në formë penisi.

Gjithashtu thonë se Ray J po ndjehet i ofenduar që Kim sugjeron se ajo e ka bërë videon sepse nuk ishte vetvetja për shkak të drogës, pasi që ajo ishte vetëdijshme dhe e pajtimit për këtë xhirim, që nga fillimi e deri në fund./Gazeta Express

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here