killFilmi “Kill ’em All”, i cili pritet të dalë më 6 qershor premierë nga regjisori shqiptar Pjetër Malota sjell në rol dhe aktorin e njohur hollivudian Jean-Claude Van Damme. Filmi është pjesë e Sony Pictures Home Entertainment me regjisorin shqiptar Malota dhe Van Damme do të ketë rolin e një shqiptari.

Në film do të interpretojnë edhe aktorët e tjerë si, Peter Stormare, Autumn Reeser, Maria Conchita Alonso dhe Kris Van Damme. Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi i njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota.

Regjisori Pjetër Malota u shpreh se aktori Van Damme luan rolin e tij si një shqiptar, i cili kur ishte 11 vjeç i vranë babain. “Rritet në emigrim dhe bëhet burrë. Më vonë ai kthehet për ta kërkuar vrasësin e babait. Pasi e lokalizon vrasësin, i cili tani ishte një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë.

Ky udhëheqës i mafias më herët kishte qenë ministër serb, i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin”, pohon regjisori. Një ndër viktimat ka qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Claude Van Damme. Ky film ofron nga Jean-Claude Van Damme për përkrahësit e tij shumë ngjarje interesante ku përmes aftësisë së tij fizike dhe eksperiencës në filmat aksion, e bën këtë ngjarje edhe më të besueshme. Ka kohë që Jean-Claude Van Damme shfaq adhurimin e tij për popullin shqiptar, falë bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave aksion, Pjetër Malota, i cili tashmë për ne shqiptarët është një emër i njohur.

Pas studimeve intensive në artet marciale që nga mosha dhjetë vjeçare, Van Damme arriti suksesin kombëtar në Belgjikë si artist luftarak dhe gjimnast, duke fituar titullin “Zoti Belgjikë” në Bodybuilding. Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1982 për të ndjekur një karrierë në film, dhe ka arritur sukses me Bloodsport (1988), bazuar në një histori të shkruar nga Frank Dux. Ai arriti të më vone sukses ne filmin Timecop (1994), e cila pati të ardhura bruto mbi 100 milionë dollarë në mbarë botën dhe u bë filmi i tij më i suksesshëm financiarisht. Ndërkaq që roli i një shqiptari vjen si një ndër rolet më të fundit të aktorit të njohur hollivudian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here