Motra e starletës, Kim Kardashian, Khloe, u detyrua të bëjë testin e ADN-së për të dëshmuar që është me të vërtetë Kardashiane. Nëna e saj, Kris, ka rënë dakord për testin në mënyrë që t’u jepet fund spekulimeve që Khloen e ka lindur jashtë lidhjes martesore.

“Për Khloen e gjithë kjo nuk ishte e lehtë, pasi marrja e gjakut ishte e vështirë. Por ka duruar stoikisht, sepse ajo kishte dëshirë të madhe që të dëshmonte se ishte vajza biologjike e babait të saj,” tha Kris, nëna e Khloe.

Ndërsa edhe vetë Khloe u deklarua për këtë rast: “Nuk kisha nevojë për testin e ADN-së në mënyrë që të di kush është im atë. Unë jam e privilegjuar që kam dy baba të mrekullueshëm: biologjikun dhe njerkun, të cilët janë njerëz të mirë. Unë nuk kam pasur nevojë për test, e kam bërë vetëm për shkak të nënës sime”.

Muaj më parë, dy ish-gratë e Robert Kardashian, babait tashmë të ndjerë të motrave Courtney e Kim dhe vëllait Robert, për mediat britanike kanë deklaruar se gjatë jetës së tij babai i tyre dyshonte që Khloe (27) nuk ishte e bija e tij.

“Khloe nuk është fëmija i tij. Ai ma tha pasi ne u martuam,” tha Jen Ashley me të cilën Robert u martua pasi u shkurorëzua nga nëna e tyre, Kris Jenner (56).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here