Meqenëse kremrat për këtë pjesë së fytyrës më së shpeshti janë të shtrenjta, po ju japim një recetë të shkëlqyeshme për serum, të cilin me vetëm dy përbërës mund ta bëni vetë, në shtëpinë tuaj.

Vërejtje: Ky serum nuk guxon të ketë kontakt me sytë! Me një fashëz pambuku vëreni në qeska të syve.

Nëse bën kontakt me syrin, lajeni mirë me shumë ujë, transmeton Telegrafi.

Për t’i zvogëluar ato qeska të mundimshme nën sy, pini mjaft ujë, por ekspertët e bukurisë këshillojnë të flini gjumë në shpinë.

Përbërësit:

– Gjysmë limoni
– 1 fetë domateje.

Procedura:

– Në një enë të vogël përzieni lëngun e domates dhe lëngun e limonit
– Mos t’ju brengosin farat, sepse serumin gjithsesi do ta qitni me fashëz pambuku dhe lehtë do t’i eliminoni farat
– Pastrojeni mirë fytyrën nga grimi
– Njomeni fashëzën e pambukut në serum dhe me kujdes qiteni në qeska të syve
– Mos e fërkoni nëpër sy
– Përsëriteni procedurën edhe njëherë, në mënyrë që të jeni të sigurta që keni qitur mjaftueshëm serum
– Lëreni të veprojë 15 minuta, pastaj lajeni me ujë
– Lyeni me krem hidrante për fytyrë.

Përse ky serum është i mirë?

Limoni përmban antioksidante dhe vitaminën C, me të cilat e shkëlqeni lëkurën, ndërkaq domatja gjithashtu është plot antioksidante dhe vitamina B1, B2, B6, A dhe K, të cilat janë shumë të rëndësishme për kurën e qeskave të syve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here