Ingrid Gjoni ka ndërruar statusin e jetës këto ditë. Siç është raportuar edhe pak ditë më parë, ajo mësohet se bash kë me të dashurin, Gentin, ka qenë në përgatitje e sipër të unazave të fejesës.

Ka kohë që dyshja bashkëjetojnë dhe mesa duket e kanë ndarë mendjen për zyrtarizim tanimë.

Nuk e dihet ende nëse në një të ardhme të afërt do të ketë martesë, por miq pranë çiftit kanë thënë se prej disa kohësh ata po planifikojnë angazhimin serioz ndaj njëri-tjetrit, pasi marrëdhënia dashurore është konsoliduar.

Genti, një djalë që merret me biznes në kryeqytet, prej më shumë se një viti është i lidhur me Ingridin.

Ndryshe, këngëtarja njihet për temperamentin e saj të nxehtë çka e bën atë dhe vajzën më “tip” të këtij klasifikimeve të këngëtareve më seksi të vitit 2010 dhe si duket ka qenë klasifikim i qëlluar duke qenë dhe e para nga këngëtaret shqiptare, e cila ka pranuar të pozojë gjysmë nudo për shtypin shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here