Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot të qeshura dhe surpriza.

Një ndër sfidat ku zbulohen të thëna e të pathëna është edhe loja “Ndaje ose haje” ku konkurentët të vënë përballë njëri tjetrit, duhet t’i përgjigjen pyetjeve ose të hanë ushqimet e tmerrshme në tavolinën e përgatitur nga stafi “mistrec” i Luana Vjollcës.

Dren Abazi u vu përballë një pyetjeje të vështirë të cilën e kaloi me shumë sportivitet. Ai duhet të thoshte emrin e këngëtares komerciale me të cilën pavarësisht klikimeve dhe ndjekësve të shumtë, nuk do të bashkëpunonte kurrë. Artisti u përgjigj duke refuzuar ushqimin e tmerrshëm dhe tha emrin e Encës.

Ndoshta këtë zgjedhje Dreni e ka bërë duke qenë i “detyruar” përballë ushqimeve që e prisnin por edhe për faktin që muzika e tij nuk ka lidhje me stilin e muzikës së Encës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here