VIP Shqiptar

Kënga “See You Again” dominon top-listën britanike

Kënga “See You Again” dominon top-listën britanikeKënga e “See You Again” e Wiz Khalifas dhe Charlie Puthit, e cila i dedikohet aktorit të ndjerë Paul Walker, ka shpërthyer në top-listën zyrtare britanike duke dominuar në javën e fundit.

Tema muzikore e filmit “Furios 7”, është bërë kënga më e shitur e vitit 2015 me mbi 193 mijë shitje në total.

Ajo po ashtu ka arritur edhe shifra rekorde edhe në dëgjimet online, duke arritur në 3.68 milionë dëgjime në javën e fundit, transmeton koha.net

Në vend të dytë në top-listën zyrtare gjendet OMI me “Cheerleader”, ndërsa në të tretën “Hold My Hand” i Jess Glynne.

Top-pesëshen e përmbyllin “Can’t Stop Playing (Makes Me Higher)” i Dr Kuchos dhe Gregor Saltos, si dhe “King” nga Years&Years.

Duhet përmendur se që nga publikimi në YouTube (6 prill), videoja është shikuar 76 milionë herë.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.