Vendimi i Katy Perryt për t`u tërhequr përkohësisht nga skena muzikore tregon se këngëtarja ende nuk është pajtuar me zhgënjimin e divorcit nga Rusell Brand.
“Më duhet t`i jap zemrës time kohë që të shërohet plotësisht”, ka thënë Perry për Daily Mirror.
Perry tregon se shumicën e kohës sa ishte e martuar e ka kaluar nëpër turne botërore e kjo ka kontribuar në shkatërrimin e martesës.
“Për një grua moderne është shumë me rëndësi që partneri i saj ta mbështetë në çdo aspekt të jetës”, ka thënë Katy për gazetën londineze.
