Kana edhe sivjet me filma kontrovers dhe regjisorë të suksesshëmFestivali i filmit në Kanë, pasi kompletoi jurinë, tani ka shtuar edhe disa filma në programet kryesore të kategorisë garuese dhe asaj “
”.

Filmi tre-orësh i cilësuar si pornografik dhe kontrovers, “Love”; nga Gaspar Noe, do të shfaqet në një sesion mesnate. Noe rikthehet pas 7 vitesh, ndërsa gjithashtu rikthehet Apichatpong Weerasethakul, me filmin “Cemetery of Splendor”. Ai mori Palmën e artë në vitin 2010, por kësaj radhe garon në “Un Certain Regard”.

Regjisorja japoneze Naomi Kawase do të paraqitet sivjet me filmin “AN”, pas paraqitjes së vjetshme me “Still the Water. Ky edicion i Kanës është i pari që shfaq një film etopian, filmin “Lamb”.

Në kategorinë garuese, ndërkaq, deri më tani janë shtuar filmat “Cronic”, nga Michel Franco dhe “The Valley of Love”, nga Guillaume Nicloux.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here