Pop ylli Justin Bieber ka goditur aksidentalisht një fotograf me veturën e tij pasi u largua nga kisha Hillsong në Los Anxhelos, ditën e mërkurë.

23-vjeçari u pa duke u përpjekur ta ndihmojë të lënduarin, pasi ai ra në tokë pranë automjetit.

Fotot tregojnë fotografin 57-vjeçar të shtrirë në tokë përderisa këngëtari bisedoi me policinë dhe kalimtarët.

Fotografi pësoi disa lëndime të lehta trupore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here