Bieber ishte protagonisti në “American Music Awards” duke fituar katër çmimet për të cilat aspironte, duke përfshirë këtu edhe “Artisti i Vitit”.

Kanadezi 16-vjeçar mori gjithashtu çmimin për albumin më të mirë të vitit (“My World”), për artistin mashkull më të mirë dhe për artistin e ri më të mirë.

“Kjo është e mrekullueshme, nuk mund të ndaloj buzëqeshjen. Nuk e di si është e mundur të fitoj këto çmime sepse kur isha tre vjeç këndoja këngë të Eminem dhe tani po marr çmime duke “e mundur” si rival”, u shpreh Bieber.

Usher mori çmimin si artisti më i mirë R&B dhe një çmim tjetër për albumin më të mirë soul/R&B (Raymond vs Raymond).

“Black Eyed Peas” u votuan si grupi më i mirë, Taylor Swift dhe Brad Paisley morën çmimin si artistët më të mirë të muzikës country, Rihanna si artistja më e mirë soul/R&B dhe së fundi “Muse” u cilësuan si grupi më i mirë rock/alternative.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here