Mesiguri që ju kujtohet seriali Floricienta që është shfaqur në njëra nga televizionet tona.

Një prej personazheve kryesore të serialit të famshëm ”Floricienta” ka qenë edhe  personazhi negativ i Delfinës. Këtë personazh vështirë që do të e keni harruar. Por çfarë ka ndodhur me jetën e saj pas përfundimit të serialit në vitin 2004?

Aktorja ka vazhduar karrierën e saj si aktore, dhe ka fituar çmimet kryesore për aktrim në vendin e saj transmeton GazetaExpress.

Ajo ka marrë pjesë në seriale të ndryshme si “Alma Pirata” së bashku me Luisana Lopilato, dhe Benjamin Rojas, pas asaj në “Son de Fierro” së bashku me Camila Bordonaba, dhe Felipe Colombo, “Graduados” si dhe së fundmi në serialin e famshëm “Amar despues de Amar”.

Ajo në moshën 42 vjeçare është bërë për herë të parë nënë e një vajze, dhe është martuar me guvernatorin Juan Manuel Urtubey.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here