Të gjithë e mbani mend ish-konkurentin e famshëm të “Big Brother Albania 2”, Bjordi Mezini, i cili që pas përfundimit të aventurës së tij në reality show u bë shumë i njohur për publikun dhe ju përkushtua punës si aktor dhe regjisor.

Bjordi këto vite ka qenë shumë aktiv në kinematografi dhe ka luajtur në serialin e njohur “Kokrrat” , por ka qenë dhe regjisor i disa prodhimeve të tjera.

Mirëpo prej kohësh ai është larguar në SHBA së bashku me të dashurën e tij. Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory, duke zbuluar se ç’bën me jetën e re.

“Me se po merresh tani?”, e pyesin fansat shkruan xing.al.

‘Momentalisht po punoj në një lokal”, ka treguar Bjordi duke treguar se ka ndërmend të qëndrojë andej për gjithmonë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here