jonidamaliqi1Jonida Maliqi prej kohësh është bërë pjesë e “Top Channel”-it si drejtuese e njërës prej skuadrave në emisionin e përjavshëm të Xhemi Shehut, “Dua vendin tim”. Ajo që të gjithë vlerësojnë tek Jonida, përveç pamjes së saj tepër të kuruar dhe stilit të veçantë, është humori dhe buzëqeshjet që e shoqërojnë këngëtaren çdo puntatë. Duket se Jonida e zotëron skenën, po aq sa në këngë, edhe në rolin e prezantueses. Së fundmi ajo është përfolur për dy propozime të reja që i kanë ardhur nga drejtuesit e “Top Channel”-it, të cilët kanë shfaqur dëshirën për ta pasur Jonidën në rolin e moderatores së dy produksioneve të rëndësishme, si “The Voice Kids” dhe “Portokalli”.

Burime pranë këtij televizioni na kanë rrëfyer se për prezantimin e “Portokallisë” Jonida ka marrë një propozim konkret, të cilin e ka refuzuar. Arsyeja mendohet të jetë dëshira e saj për t’u përkushtuar tërësisht në rolin e mamit e për t’i qëndruar pranë djalit të saj të vogël, i cili sapo ka filluar të hedhë hapat e tij të parë. Ndërkaq mësohet se Jonida ka refuzuar gjithashtu ftesën e organizatorëve të “Gjeniut të Vogël”, si pasojë e angazhimit në “TCH” edhe pse i pëlqen shumë të punojë më fëmijët. Kështu që se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e këngëtares si figurë televizive na duhet të presim edhe ca për ta mësuar.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here