Këngëtarja Jonida Maliqi vitet e fundit është shfaqur gjithnjë e më shumë si fashionista, duke u kthyer në ikonë sa i përket stilit dhe veshjes.

Gjithashtu edhe sa i përket fizikut të saj, Maliqi duket më në formë se kurrë. Por mëngjesin e sotëm ka treguar përmes Instastories një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj, siç është mamaja e saj.

“E bukura ime”,-ka shkruar Maliqi krahas fotos. Në këtë imazh mamaja e saj shfaqet duke zgjedhur një pardesy të kuqe.

Mesa duket shijen dhe dashurinë për veshjen Jonida e ka marrë pikërisht nga nëna e saj.

Aktualisht Maliqi nuk është duke u marrë me ndonjë produksion të ri muzikor, por është fokusuar më tepër tek biznesi i saj privat.

Sa i përket jetës personale ajo ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj biznesmen, Genti. Ata së bashku kanë një djalë, vogëlushin Dan./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here