Mimoza Shkodra tash e 11 vjet po ushtron edhe një profesion.

Mimoza Shkodra së fundmi është folur shumë për jetën private pas ndarjes nga Seldi.

Ajo e ftuar në emisionin “Mirage” u shpreh se tashmë është e lumtur dhe single. Këngëtarja ka treguar gjithashtu se përveç muzikës ajo punon edhe si farmaciste dhe kohën e ka shumë të zënë.

Mimoza ka zbuluar se ka studiuar për këtë fushë dhe këtë profesion e ushtron çdo ditë dhe është pasioni i saj i dytë pas këngës.

“Unë e kam mbaruar shkollën për teknike të farmacisë dhe gjithmonë kam dashur të vazhdoj edhe më lart. Por muzika të bën për vete dhe pasioni i madh për të të bën që ta lësh mënjanë shkollën.”

Ajo ka zbuluar gjithashtu se ka 11 vjet që e ushtron profesionin si farmaciste.

“Punoj prej 11 vitesh. E kam shumë mirë sepse e kam në derë të shtëpisë dhe ndihem si në shtëpinë time. Ky profesion më bën të rri me këmbë në tokë” – ka përfunduar këngëtarja.

E kishit menduar Mimozën si farmaciste?

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here